×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    UET promovon numri e ri të revistës shkencore “Ingenius”

    Insajderi
    08 November 2023 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UET promovoi numrin e radhës të revistës shkencore “Ingenius”, që botohet nga UETpress.

    Tema e këtij numri: “Si teknologjia po transformon ekonominë botërore?” u diskutua në një panel me të ftuar kryesor Stivi Sterjon, një i ri shqiptar i arsimuar në Gjermani, i cili aktualisht angazhohet në kompaninë Google.

    Numri 3 “Issue 1” i revistës Ingenius përmban 6 artikuj shkencor, produkte nga akademikë dhe studiues të ndryshëm si PhD. Irma Guga, PhD. Aurora Binjaku, Ph.D Mimoza Durrësi, Dr. Gentian Kaprata, Msc. Arch. Enkeleida Prifti, MSc. Albina Hoxha, MSc. Malvina Niklekaj etj.

    “Ingenius” është pjesë e pesë revistave që botohen nga UET, bashkë me “Polis”, “Economicus”, “Medicus” dhe “Justica”, si isntrumenti kryesor përmes së cilave komunikohet me botën akademike.

    Kjo revistë shërben për kërkuesit shkencor, që të publikojnë kërkimet dhe prduktet e tyre origjinale si dhe për konsolidimin e identitetit të tyre si hulumtues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark