×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    UETpress boton dhe promovon romanin e ri të Pëllumb Kullës

    Insajderi
    02 October 2023 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtari Pëllumb Kulla risjell për lexuesit romanin “Lejlekët nuk vijnë më”.

    Libri, botim i UET Press, është ndërtuar mbi tregime satirike nën renditjen e së cilës autori krijon një strukturë romanore të realitetit të kohës së komunizmit.

    Përmes personazheve dhe ngjarjeve të ndryshme Kulla ia del të japë një tablo gri, absurdi, grotesku të tragjikomedisë që u përjetua nën diktaturë.

    Dr.Ermir Nika Përgjegjësi i Departamentit të Arteve të Aplikuara në UET e vlerëson Kullën për veçantinë gjuhësore në të shkruar dhe e krahason atë me Mitrush Kutelin, Ismail Kadarenë apo dhe Gjergj Fishtën.

    Kulla thotë se tregimet janë rrëfenja nga të njohurit ndërsa disa prej tyre i ka përjetuar vetë dhe është munduar që gjithçka ta paraqesë sa më thjeshtë.

    Libri “Lejlekët nuk vijnë më” ka frymëzuar regjisorin Leonard Bombaj që ta kthejë atë në një film.

    UET e ka mbështetur që në fillim nismën e Leonard Bombajt për një film për Pëllumb Kullën dhe në përgjithësi për zhanrin e biografive filmike, të cilat në Shqipëri janë të pakta në prodhime pavarësisht fuqisë së kumtit që ato përcjellin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark