Insajderi
Botë

“Ujdia” që mund ta zbusë çmimin e naftës | Trumpi: Ukraina dhe Rusia u dakorduan të mos sulmojnë objektet energjetike

Insajderi
14 September 2026 - 22:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ujdia” që mund ta zbusë çmimin e naftës | Trumpi: Ukraina dhe Rusia u dakorduan të mos sulmojnë objektet energjetike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të hënën se Ukraina dhe Rusia janë pajtuar të ndalin sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës.

Trump e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Truth Social.

“Ukraina ka rënë dakord të mos godasë objektivat energjetike ruse. Rusia ka rënë dakord të bëjë të njëjtën gjë!”, ka shkruar Trump.

Ai ka shtuar se rritja e çmimit të naftës dhe derivateve në botë lidhet kryesisht me luftën Rusi-Ukrainë dhe jo me konfliktin në Iran.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka lënë të kuptohet se nuk ka ende një marrëveshje zyrtare.

Zelenskyy ka thënë se Ukraina ka propozuar që partnerët e saj të sigurojnë një marrëveshje me Rusinë për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës kritike.

Ai ka deklaruar se nëse Rusia ndalon sulmet ndaj sistemit energjetik dhe infrastrukturës së Ukrainës, edhe Kievi është i gatshëm të ndalë sulmet ndaj objekteve përkatëse ruse.

Trump kishte bërë thirrje gjatë fundjavës që Ukraina të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës së naftës dhe karburanteve në Rusi.

Ndërkohë, Ukraina ka shtuar sulmet ndaj objekteve energjetike ruse, ndërsa Rusia vazhdon të godasë infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga nisja e pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022.

Rritja e çmimeve të naftës është ndikuar edhe nga lufta në Lindjen e Mesme. Mbyllja e ngushticës së Hormuzit nga Irani ka shkaktuar tronditje të mëdha në tregjet globale të energjisë, pasi nëpër këtë rrugë kalon rreth një e katërta e tregtisë detare botërore të naftës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark