Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Zona i përket kategorisë ”Peisazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”.
Për fat të keq, sikurse shumë pjesë të Kosovës edhe kjo zonë ndonëse vend me rëndësi turistike, është e mbushur përplotë mbeturina.
Prandaj, ditën e djeshme mbi 130 punëtorë të institucionit financiar jo-bankar “Monego” me moton “Ne e duam dhe e ruajmë me zemër, Mirushën!”, vizituan bukuritë natyrore te “Ujëvarat e Mirushës” dhe zhvilluan aktivitet pastrimi në atë zonë të bukur.
Iniciativat e tilla janë të mirëpritura dhe tejet të domosdoshme për ngritjen e vetëdijes rreth ruajtes së bukurive natyrore dhe ambientit në përgjithësi.
Monego ka njoftuar se aktivitet e tilla vetëdijësuese dhe ndihmuese për ambientin si edhe për komunitetin tonë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.