×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Uji nga Badoci, Përparim Rama jep lajmin e mirë

    Insajderi
    12 November 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se uji që vjen nga Liqeni i Badocit mund të përdoret për pije Brenda pak ditësh.

    Rama e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa thotë se pas një bisede me kryeshefin ekzekutiv të ujësjellësit “Prishtina” u njoftua për përmirësim të cilësisë së ujit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sapo bisedova në telefon me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahun, i cili më informoi se cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm dhe brenda pak ditësh do të mund ta përdorim për pije”, deklaroi Rama.

    “Ju lutem të keni edhe pak durim, ndonëse e kuptoj shqetësimin që ju keni, sepse z.Fetahu më siguroi që shpejt mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa  procedura të nevojshme që më pas ta përdorim ujin lirshëm për pije”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark