Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur vitin 2022 me fitore të jashtëzakonshme kundër Burkino Faso me rezultat 5:0, në miqësoren që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Insajderi.
Pas ndeshjes, portieri i Kosovws dhe kapiteni, Samir Ujkani për mikrofonin e “SuperSport” deklaroi se është shumë i kënaqur me fitoren e sotme.
““Ishte shumë me rëndësi me ia fillu mirë, ishte qëllimi ynë mos me hanger gola. Nuk ishte lehtë si kundërshtari Burkino Faso. Me rëndësi fitorja erdhi dhe një rezultat shumë i bukur. Kemi një raport shumë të mirë direkt, është një person që flet historia për të, na kemi respekt të gjithë për të. Komunikimi po shkon më mirë se sa e kam Pritë, pasi flet gjuhën franceze”, deklaroi ai, transmeton Insajderi.
Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon të martën më 29 mars, kundër kombëtares së Zvicrës në Zurich.
Edhe kjo ndeshje do të jetë e karakterit miqësor. /insajderi.org/