Kandidati për deputet nga LVV, Fitim Uka gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime të ndryshme me qytetarë në lagjet e Prishtinës.
Sipas tij, çdokund po shihet e ndjehet fryma e referendumit.
Postimi në Facebook:
E nisëm me një kafe mëngjesi në lagjen time në Prishtinë, vazhduam me vizita në bizneset e vogla e familjare të lagjes, vizituam furrën e bukës dhe takuam pemëshitësin e lagjes, për të vazhduar me vizitën e bizneseve në lagjen Mati dhe me tubimin e mrekullueshëm të realizuar nga pika e kësaj lagjeje.
Çdokund po shihet e ndjehet fryma e referendumit. KREJT kanë vendosur të rrugëtojnë DREJT!