Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florent Ukaj, beson se do të jetë njëri nga përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Ai thotë se aktivitetin e tij politik e ka filluar qysh moti në strukturat e LDK-së, ku aktualisht edhe është nënkryetar i Forumit Rinor të kësaj partie.
“Unë besoj dhe shpresoj shumë që do të jem njëri prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Ujak në ATV.
Ukaj shprehet i bindur që do t’ia dalin mbanë kësaj gare ai bashkë me aktivistët e LDK-së, pranë të cilëve ka qenë gjithmonë.
“Unë jam i ri si kandidat për deputet, por aktiv jam prej që kam mbushur 18 vjet në gjitha strukturat e LDK-së. Dhe, nuk besoj që dikush tjetër e njeh më mirë strukturën e LDK-së se sa unë. Kam qenë gjithmonë afër aktivistëve dhe besoj se do t’ia dalim kësaj gare”, theksoi ai. Insajderi.org