Qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet nga një ekonomist si Avdullah Hoti, i cili u ka qëndruar afër gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kështu ka thënë kandidati i LDK-së për deputet, Florent Ukaj. Ai thotë se Hoti dhe LDK-ja kanë dëshmuar se janë gjithmonë pranë popullit.
“Unë shpresoj shumë që qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti iu ka dalë në ndihmë gjithë kohën qytetarëve dhe shpresojq ë kjo qeveri të udhëhiqet nga një ekonomist siç është Avdullah Hoti dhe kjo na dëshmon me së shumti që ne si LDK do të jemi gjithmonë pranë popullit”, tha Ukaj në ATV.
Ukaj shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraparë që në qeverisjen e ardhshme të ngris edhe pagën minimale.
“Përveç pagës minimale LDK e ka paraparë edhe këtë mandat, nga ministrja Dumoshi subvencionimin e bizneseve të reja”, shtoi Ukaj. Insajderi.org