Lidhja Demokratike e Kosovës, pas Prizrenit, fushatën e ka vazhduar në fshatin Hoqë e Vogël e Rahovecit.
Kandidati për deputet i LDK-së, Florent Ukaj, ka thënë se nga Prizreni në Hoqë të vogël të Rahovecit, përkrahja dhe entuziazmi për LDK-në ishte e paparë.
“Nga Prizreni, rrugëtuam për në Hoqë të Vogël të Rahovecit, përkrahje dhe entuziazëm i paparë për Lidhjen Demokratike të Kosovës”.
“Gjithë këta banorë, janë mesazhi më i mirë se jemi në rrugë të drejtë dhe fuqishëm në përkrahje të kryeministrit Avdullah Hoti. #LDK132✅, #AvdullahHoti01✅, #Florenti46✅”, ka shkruar Ukaj në rrjetin social Facebook. Insajderi.org