Kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së, Florent Ukaj ka vizituar sot shoqatën ESNAF në Prizren.
Ukaj, ka thënë se kjo shoqatë edhe pse në kohë pandemie i qëndroi afër bizneseve dhe po e tejkalojnë këtë gjendje që ka kapluar globin.
“Sot, vizituam shoqatën ESNAF, e cila ka një meritë të madhe për zhvillimin dhe aftësimin e bizneseve të suksesshme në regjionin e Prizrenit.Edhe pse në kohë pandemie, shoqata i qëndroi afër bizneseve dhe po e tejkalojnë këtë gjendje që ka kapluar globin. Për këtë angazhim, duhet falenderuar kryetarin Varis Xhejlani dhe bordin udhëheqës”, ka shkruar Ukaj