×
Show / Fashion

Ukraina fituese e Eurovizionit, Ronela habitë me reagimin

Insajderi
15 May 2022 - 13:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar pasi Ukraina fitoi Eurovisionin.

Ndonëse këngëtarja shqiptare nuk ka reaguar drejtpërdrejtë në lidhje me triumfin e Kalush Orchestra në festivalin europian ajo ka postuar një status në Twitter ku shkruan “WTF”(Çfarë dreqin).

Komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara në këndvështrime të ndryshme por Ronela nuk ka bërë asnjë reagim tjetër.

Ajo mbështeti publikisht përfaqësuesen e Spanjës duke e cilësuar si fituese.

Ukraina fitoi Eurovision me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra. 40 shtete votuan duke nxjerrë në vend të parë Mbretërinë e Bashkuar me 283 pikë, e ndjekur nga Suedia me 258 pikë, Spanja me 231 pikë dhe Ukraina me 192 pikë.

Megjithatë, votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën, bënë që ajo të renditet në vend të parë me një diferencë të dukshme pikësh.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark