Ukraina i ka kërkuar FIFA-s që të shtyjë ndeshjen ndaj Skocisë, në kuadër të play-offit të Kupës së Botës..
Ndeshja ishte e planifikuar të zhvillohej më 24 mars, po për shkak të agresionit Rus karshi Ukrainës është kërkuar të shtyhet.
Fituesi i lojës do të luante me Uellsin ose Austrinë për një vend në Kupën e Botës.
FIFA shkroi në një deklaratë se do të punonte për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme.
“FIFA shpreh solidaritetin e saj më të thellë për të gjithë të prekur nga ajo që po ndodh në Ukrainë. Një përditësim i mëtejshëm do të sigurohet në kohën e duhur”, tha organi drejtues.
Ndërkohë, Rusia është përjashtuar për një kohë të pacaktuar nga lojërat ndërkombëtare të FIFA-s, si dhe nga garat e klubeve të UEFA-s dhe lojtarët e trajnerët janë larguar me shumicë nga liga e tyre vendase.