×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukraina rrëzon në pak minuta dy nga helikopterët më “vdekjeprurës” të Putinit (VIDEO)

    Insajderi
    01 November 2022 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar dy helikopterë rusë brenda pak minutave, vetëm një ditë pasi pretendohet se ushtria e Putinit pësoi më shumë se një mijë viktima në luftë.

    Në videon e publikuar nga ushtria ukrainase pretendohet se kundërajrorët kanë goditur helikopterët e tipit Ka-52 Alligator në Kherson. Ky helikopter vlerësohet rreth 12 milionë paund dhe është cilësuar si më vdekjeprurësi që ka Rusia.

    Sulmi i fundit vjen vetëm pak javë pasi trupat ukrainase pretenduan se rrëzuan 4 helikopterë në 18 minuta.

    Të hënën, ushtria e Ukrainës pretendoi se ka vrarë të paktën 1000 ushtarë rusë pranë Khersonit, në një sulm të ushtrisë vendase që i kapi të papërgatitur trupat e Putin. Përveç kësaj të hëne ku 1 mijë ushtarë humbën jetën, raportohet se të dielën, po ashtu shifra e viktimave ka qenë e përafërt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark