×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Ukrainasit shkatërrojnë ndërtesat në Bakhmut ku rrinin pjesëtarët e Wagnerit

    Insajderi
    26 April 2023 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet që me gjasë janë filmuar nga droni, ku shihet shkatërrimi preciz i disa ndërtesave në Bakhmut.

    Rob Lee, një analist ushtarak amerikan, ish-marins i doktoruar në Departamentin e Studimeve të Luftës në King’s College në Londër, ndau videon në Twitter, duke shkruar se ishte e mundur që të ishte një sulm nga një sistem JDAM.

    “Video e sulmit të mundshëm me JDAM në Bakhmut, e kapur nga droni i Brigadës 77 të forcave ajrore ukrainase”, shkroi Lee në Twitter.

    Në rrjetet sociale po përhapen informacione se në qytet është shkatërruar bastioni i Wagnerit, për të cilin prej muajsh po zhvillohen beteja të ashpra.

    Ajo që është më e rëndësishme në këtë rast është se ka gjithnjë e më shumë gjasa që ukrainasit të përdorin JDAM-in e fuqishëm.

    Në fund të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën të dorëzojnë në Ukrainë komplete të JDAM (Joint Direct Attack Munition), të cilat i kthejnë bombat e gravitetit “budalla” në raketa precize të drejtuara nga sistemi GPS. JDAM është menduar për bomba me peshë nga 227 në 907 kilogramë.

    Ajo që ishte e rëndësishme të bëhej ishte përshtatja e harduerit dhe softuerit të kompleteve JDAM me pajisjet në pronësi të ukrainasve.

    Ushtria ukrainase ende përdor armët e epokës sovjetike si aeroplanët MiG-29. Aty duhej të bëheshin ndryshime softuerike për të përshtatur sistemin amerikan me aeroplanë të tillë.

    Një shembull është Polonia, e cila pas anëtarësimit në NATO modifikoi MiG-29-të e saj për të përdorur këtë sistem.

    Përdorimi i JDAM në ushtrinë ukrainase është ende i panjohur. Në disa raste u shfaq informacioni se ukrainasit po përdornin JDAM, por as kjo situatë nuk është konfirmuar. Futja e JDAM do të përmirësonte ndjeshëm aftësitë luftarake të Ukrainës në shënjestrimin e saktë të objektivave ruse.

    Joint Direct Attack Munition (JDAM) është një sistem që i kthen bombat e pa sistem dirigjimi në raketa të dirigjueshme me saktësi. Ajo u zhvillua në vitet e 90-ta nga Forcat Ajrore të SHBA.

    JDAM përdor GPS për të ofruar udhëzime të sakta dhe për të lejuar pilotët të angazhohen me objektiva me saktësi më të madhe dhe të zvogëlojnë rrezikun e dëmtimit në zonën përreth.

    JDAM u përdor për herë të parë në luftën në Kosovë dhe NATO e përdori atë në operacionet kundër forcave të Sllobodan Millosheviqit në Serbi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark