×
  • Lajme
  • Lajme

    Ukshini: Përfaqësimi i grave si kandidate për deputete thuajse i njëjtë me zgjedhjet e vitit 2019-të

    Insajderi
    20 January 2021 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partitë politike e kanë respektuar vetëm kriterin minimal të përfaqësimit të grave brenda listave të kandidatëve për deputët.

    Këto lista sipas një analize të publikuar nga organizata D4D, nuk janë përpiluar sipas Ligjit për Barazi Gjinore.

    Blerinë Ukshini, nga kjo organizatë tha në emisionin Edicioni i Analizës në Klan Kosova ka kërkuar përfshirje më të madhe të grave në kandidaturat për deputet.

    “Për me i paraprirë analizës për lista që e kemi publikuar si D4D, ne javën e kaluar ju kemi drejtuar me një letër të hapur të gjitha partive politike, ku kemi kërkuar përfshirje më të madhe të grave në lista zgjedhore por edhe në gjithë ciklin e procesit zgjedhor. Por, megjithatë prapë subjektet politike kanë anashkaluar Ligjin për Barazi Gjinore, duke respektuar kështu kriterin minimal të kuotës për përfshirje të gjinisë më pak të përfaqësuar në Kuvend e që në këtë rast janë gratë duke respektuar Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme”.

    Ukshini theksoi se përfaqësimi i grave është thuajse në nivelin e njëjtë me listat e zgjedhjeve të vitit 2019-të.

    “Kemi pasur ndoshta një dallim nëse i krahasojmë me vitet paraprake, zgjedhjet e vitit 2019-të me këtë listë ende nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe mund të ketë eventualisht ndonjë ndryshim”.

    “Por, statistikat pak a shumë na tregojnë se subjektet politike kanë qëndruar kanë qëndruar në numrat që veçse i kanë pasur në vitin 2019-të. P.sh AAK dhe PDK kanë mbajtur numër të njëjtë të grave në lista, duke i përfaqësuar në këto lista vetëm 33 gra si kandidate për deputete. E shohim Lidhjen Demokratike të Kosovës që ka ulur numrin nga 34 në 33, ndërsa NISMA ka shtuar për një numër numrin e grave, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar nga 34 në 41 gra kandidate për deputete”.

    “Kjo është një lëvizje më e mirë e Lëvizjes Vetëvendosje, por që përsëri nuk përkon me Ligjin për Barazi Gjinore, e që në përgjithësi ne si shoqëri civile por edhe në bashkëpunim me zyrën e institucionit të Avokatit të Popullit, do të avokojmë që të respektohet Ligji për Barazi Gjinore në listat e partive politike”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark