Insajderi
Sport

Ulëriti nga dhimbjet, lëndimi i tmerrshëm që pësoi Carvajal në ndeshjen kundër Villarealit

Insajderi
06 October 2024 - 09:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ulëriti nga dhimbjet, lëndimi i tmerrshëm që pësoi Carvajal në ndeshjen kundër Villarealit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi fitoi me rezultat komod 2-0 ndaj Villarrealit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.

Ky ishte një reagim nga ekipi i Carlo Ancelottit pas humbjes befasuese që pësuan në mesjavë ndaj Lille në Ligën e Kampionëve.

Golat në këtë takim për madrilenët i shënuan Federico Valverde dhe Vinicius Junior, nga një për secilën pjesë.

Sidoqoftë, kjo fitore pati një shije të hidhur në fund për shkak të lëndimit të rëndë që ka pësuar Dani Carvajal.

Po luheshin sekondat e fundit të takimit kur pas një dueli me Yeremy Pinon e mysafirëve, Carvajal ra në tokë duke ulëritur nga dhimbjet e mëdha.

Aty shumë shpejtë u ofruan bashkëlojtarët e tij të cilët u munduan ta qetësojnë derisa u nevojit ndihma e stafit mjekësor për të dalë nga fusha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark