Një ish-shef i dizajnit në kompaninë e njohur të veturave, BMË, ka filluar një projekt interesant. Ai është duke dizajnuar ulëse të mëdha të parqeve. Në fakt, ato janë aq të mëdha sa që bëjnë të rriturit me gjatësi normale të duken si foshnja, shkruan BBC.
Deri më tani, rreth 20 ulëse të tilla janë vendosur në veriperëndim të Italisë.
Ulëset kanë ngjallur interesimin e njerëzve. Angelo dhe Daria kanë ardhur nga Venediku për t’i vizituar.
“Janë mjaft vështirë për tu gjendur. Kam menduar se janë më afër rrugës. Por, kështu është edhe më mirë sepse duhet t’i kërkosh,” thotë Angelo.
Ideja është e mirë sepse nga disa prej ulësve mund të shohësh shumë larg dhe ka hapësirë për të ndarë me miq, thonë njerëzit që kalojnë pak kohë aty./Insajderi.com