×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulet çmimi i naftës në Shqipëri, bie për herë të parë që nga fillimi i luftës

    Insajderi
    07 December 2022 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bordi i Transparencës në Shqipëri ka caktuar sot çmimet e reja për karburantet.

    Nafta ka zbritur në 198 lekë [1.68 euro] për litër, nga 206 lekë që ishte deri tani.

    Kjo është hera e parë që çmimi i naftës ka zbritur nën 200 lekë, që nga fillimi i marsit, kur karburanti filloi të rritej me shpejtësi si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

    Benzina do të tregtohet me 180 lekë [1.53 euro] për litër, nga 184 lekë në vendimin e fundit, ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm ka rënë në 69 lekë [0.59 euro] për litër.

    Në bursa nafta ka rënë ndjeshëm, duke arritur nivelin e janarit 2022, si rrjedhojë e shqetësimeve për një recesion të shumë ekonomive nga çmimet e larta dhe problemeve që po has ekonomia e Kinës nga vala e re e Covid-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark