Insajderi
Lajme

Ulje apo ngritje të tarifave? ZRRE: Nuk përjashtohet mundësia e shqyrtimit deri në dhjetor

Insajderi
05 September 2025 - 17:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ulje apo ngritje të tarifave? ZRRE: Nuk përjashtohet mundësia e shqyrtimit deri në dhjetor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, në një konferencë për media pas mbledhjes së bordit njoftoi se janë miratuar vendime për autorizime shtesë prej rreth 107 megavatësh për ndërtimin e kapaciteteve solare.

Fejzullahu theksoi se ZRrE është duke lehtësuar kushtet për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese, por kërkoi mirëkuptim nga bizneset, duke theksuar se “ky është detyrim ligjor” dhe se vendimet janë në përputhje me ligjin.

Ai ka folur edhe për mumundësinë që deri dhejtor të bëhet sërish shqyrtimi i tarifave të reja të energjisë elektrike.

Fejzullahu theksoi se ky shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë elektrike varësisht nga kosto e sistemit.

“Ekziston mundësia ne mund të themi që ajo do të jetë shqyrtimi i ardhshëm tarifor në dhjetor të këtij viti pastaj do të shikojmë stafi i ZRRE-së do t’i shikoj kostos e sistemit varet se sa është kosto e sistemit do ketë mundësi edhe të rritjes, por nuk përjashtohet mundësia edhe e zbritjes në rast kursimeve”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark