Janë shfaqur pamjet që tregojnë përgjigjen brutale të trajnerit Unai Emery ndaj një kërkese të tifozëve pas ndeshjes miqësore të Villarrealit kundër Southamptonit të shtunën.
Ish-trajneri i Arsenalit ishte kthyer në Angli teksa drejtoi skuadrën e tij në St Mary Stadium për t’u përballur me Saints të Ralph Hasenhuttl.
Falë golave të Yeremy Pino dhe Gerard Moreno, skuadra e La Ligës doli fituese me rezultat 2-1. Nënshkrimi i ri i Southampton nga Rangers, Joe Aribo ishte golashënuesi për mikpritësit.
Pas ndeshjes, Emery u pa duke pozuar për foto dhe duke firmosur autografe për tifozët që prisnin jashtë stadiumit.
Por, më pas gjërat u përkeqësuan, përcjell Telegrafi.
Një tifoz i kërkoi Emeryt të thoshte “good ebening”, që i referohej kohës së tij në krye të Arsenalit.
Gjatë mbretërimit të tij si trajneri i Topçinjve, Emery shpesh e fillonte çdo intervistë ose konferencë për shtyp me frazën “Good evening” apo “Mirëmbrëma”, por për shkak të theksit të tij tingëllonte sikur po thoshte ‘Good ebening ‘.
Si rezultat i kësaj, ai shpesh e gjente veten si subjekt i talljeve në rrjetet sociale.
Megjithatë, pavarësisht se e fitoi ndeshjen, Emery nuk ishte në disponim për të kënaqur kërkesën e këtij individi që i kërkoi thënien e frazës së famshme.
Në video, fansi u dëgjua duke pyetur: “A mund të thoni “Good ebening”?, ndërsa një tjetër tha: “Unë mendoj se ke bërë shumë mirë në Arsenal…”.
Emery u acarua dhe u përgjigj në mënyrë të egër duke ngritur gishtin e mesit drejt kamerës.