Trajneri i Villarrealit, Unai Emery, në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të luhet këtë të mërkurë në Liverpool (21:00), tregoi se niveli i treguar këtë sezon nga skuadra angleze është më i miri i viteve të fundit.
“Liverpooli tani ka një version të përditësuar dhe të përmirësuar, gjen disa përsosmëri te disa lojtarë, është një ekip që vrapon shumë mirë në hapësirë, me një intensitet të lartë për të rikuperuar topin dhe tani ka lojtarë që kanë një nivel të kombinuar. Ata janë plotësuar me Thiagon, me praninë e Mané më shumë brenda dhe me ardhjen e Luis Díaz, i cili u jep driblime dhe shumë cilësi në nivel kombinativ”,- u shpreh ai.
Emery pranoi se në këto gjysmëfinale skuadra e tij nuk ka më faktorin surprizë, që mund t’i ndihmonte si kundër Juventusit apo Bayernit dhe kujtoi deklaratat e bëra ditët e fundit nga klubi anglez dhe respektin me të cilin ata flasin për Villarrealin.
“Ne besojmë në veten tonë dhe duam të kemi rolin tonë drejtues në fushë, arritja këtu nuk është një kalim që do ta marrim si të mirëqenë, ne duam të kemi shanset tona, ne luajmë kundër një ekipi që në kushte normale mund të jetë superior ndaj nesh, por ne kemi mekanizmat tanë individualë dhe kolektivë për të qenë në gjendje të konkurrojmë”,- theksoi Emery.