×
  • Sport
  • Sport

    “Unë dhe të gjithë në klub jemi me këmbë në tokë dhe nuk menduam ta…..” | Morina komenton humbjen ndaj Ballkanit

    Insajderi
    19 September 2022 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e javës së tetë kampionale kundër Ferizajt.

    “Portokallzinjtë” fituan 0:3 ndaj skuadrës së Arbnor Morinës në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

    Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina pas ndeshjes u shpreh i lumtur me angazhimin e lojtarëve, ndërsa komentoi takimin.

    “Ekipi i mirë të dënon. Ne sot me një gëzim të madh e kemi prit Ballkanin si kampion. Jemi munduar të paraqitemi sa më mirë. Unë dhe të gjithë në klub jemi me këmbë në tokë dhe nuk menduam ta shkatërronim Ballkanin. Deri në pranimin e golit të parë ishim aty aty me Ballkanin. Patëm raste sepse djemtë ishin të angazhuar dhe të motivuar. Nuk konkretizuam rastet. Ballkani me eksperiencë na shënoi golat. Mbas të asaj që kamë parë kjo është një humbje shumë e rëndë”, tha Morina për ArtSport.

    “Komunikimi me Ilir Dajën është si me çdo trajner. I dëshirova sukses në lojë. I tregova se mburrem me Ballkanin me atë që po bën në garat evropiane”, tha Morina.

    Me këtë fitore Ballkani ngritet në pozitën e tretë me 12 pikë, por me tri lojë më pak të zhvilluara, për shkak të angazhimeve në garat evropiane.

    Ferizaj mbetet me shtatë pikë në pozitën e parafundit në tabelë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark