×
  • Sport
  • Sport

    “Unë jam 1000 herë më i mirë, madje nuk mund të krahasohem” | Edon Zhegrova nuk “kursehet”, ka disa fjalë për futbollistët që “tradhtuan” përfaqësuesen e Kosovës

    Insajderi
    20 September 2022 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova, futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka komentuar në lidhje me disa futbollistë që i kanë thënë “Jo” reprezentacionit kosovar në futboll.

    Zhegrova në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se atij i janë dashur vetëm 10 sekonda për të pranuar Kosovën.

    “Vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë shtet mund të luani. Unë jam 1000 herë më i mirë, madje nuk mund të krahasohem. Të gjithë këta lojtarë që nuk e pranojnë Kosovën, mua deshën vetëm 10 sekonda për të pranuar vendin tim, sepse zemra ime rreh këtu, kështu që nëse nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij. Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se janë dikushi”, ka shkruar Edon Zhegrova në rrjetin social.

    Edon Zhegrova ishte ndër futbollistët që pranoi Kosovën që nga koha e ish-presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri.

    Zhegrova është pjesë e Lille në Ligue 1 që nga janari i këtij viti kur u transferuar nga Baseli i Zvicrës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark