Presidenti sot është përfolur si protagonisti kryesor i përgjimeve të paralajmëruar nga gazeta Insajderi, por në të njëjtën ditë ai, është bërë protagonist edhe një reperi të ri.
Është Buta, dhe kënga titullohet Hashish Thaçi.
Kuptohet se kënga është e dedikuar ose e inspiruar nga presidenti pasi edhe në fotografinë e videos shihet Thaçi me një palë syze dhe armë prapa vetës.
Kënga është bajagi e “flliqt” por ky është edhe stili i reperit. Vet Buta nuk ka dhënë shumë detaje pse kjo këngë ka të bëjë me presidentin.