Analisti i përhershëm në emisionin sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi, ka folur rreth kohës së tij te Ferizaj.
Trajneri nga Prishtina, bëri një deklaratë të bujshme në studion televizive, kur gazetari i sportit, Arlind Sadiku i tha se bënë premtime të ngutshme, si rasti kur tha se do ta rikthej Ferizajn në Superligë, dhe do ta dërgoj në Evropë.
Ismet Munishi reagoi me tone të larta, duke thënë se disa gjëra më mirë të mos mirren vesh.
“Spo du me fol për Ferizajn, unë në Ferizaj jam shku, si me shku Mourinho n’Foggia”
“Organizimi i klubit ka qenë përfekt, por çka ka ndodh gjatë rrugës, marre pom vjen”
Duke marr parasysh këtë deklaratë të Munishit, duket se Federata ka probleme direkte me trajnerin e njohur.