×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    UNICEF: 17 mijë fëmijë në Gaza janë të vetëm ose të ndarë nga familjet

    Insajderi
    02 February 2024 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas UNICEF-it, rreth 17 mijë fëmijë janë të vetëm ose janë ndarë nga familjet e tyre në Gaza.

    UNICEF thotë se më shumë se një milion fëmijë në territor kërkojnë gjithashtu mbështetje për shëndetin mendor dhe po shfaqin shpërthime emocionale dhe panik, shkruan Sky News.

    “Ata paraqesin simptoma si nivele jashtëzakonisht të larta të ankthit të vazhdueshëm, humbje të oreksit. Ata nuk mund të flenë, kanë shpërthime emocionale ose i zë paniku sa herë që dëgjojnë një bombë”.

    “Para kësaj lufte, UNICEF-i po konsideronte tashmë se 500 mijë fëmijë kishin nevojë për shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale në Gaza. Sot, ne vlerësojmë se pothuajse të gjithë fëmijët kanë nevojë për atë mbështetje, dhe kjo është më shumë se 1 milion fëmijë”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark