×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    UNICEF: 2023 është viti më vdekjeprurës për fëmijët në Bregun Perëndimor

    Insajderi
    29 December 2023 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Adele Khodr, ka theksuar se ky vit ka qenë më vdekjeprurësi i regjistruar ndonjëherë për fëmijët në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, për shkak të dhunës nga forcat izraelite, që është rritur nga presioni i luftës në Gaza.

    83  fëmijë janë vrarë në dymbëdhjetë javët e fundit, më shumë se dyfishi i numrit të fëmijëve të vrarë gjatë të gjitha kohërave, në Bregun Perëndimor.

    “Ky numër është “më shumë se dyfishi i numrit të fëmijëve të vrarë në të gjithë vitin 2022, mes rritjes së operacioneve ushtarake dhe të zbatimit të ligjit. Më shumë se 576 janë plagosur dhe të tjerë thuhet se janë arrestuar”, tha UNICEF në një raport të lëshuar të enjten.

    Që nga fillimi i vitit, dhuna ka marrë jetën e 124 fëmijëve palestinezë dhe gjashtë fëmijëve izraelitë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark