×
  • Lajme
  • Lajme

    Union Bank dhe Western Union lavatriçe të pastrimit të parave të drogës në Shqipëri

    Insajderi
    11 October 2023 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa evidenca të organeve ligjzbatuese i vizatojnë Union Bank dhe Wester Union Albania si një nga lavatriçet me të famshme të pastrimit të parave në Shqipëri, mbështetur edhe nga Wester Union dhe një kartel prej 25 kompanive.

    Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit te Parave, Shërbimi Informativ Shtetëror, Banka e Shqipërisë de agjencitë partnere të zbatimit të ligjit kane konstatuar me mijëra tranferta të dyshimta de me flamur të kuq nga Union Banka de Wester Union, por deri më sot, çuditërisht, i kanë shpëtuar veprimit të ligjit. Union Bank është e ndërlidhur ne raport pronësie, lëvizje parash dhe si kartel me Wester Union, Union Grup, Union Financiar, Media Union, Union Travel etj.

    Pjesë e kartelit janë United Motors, United Transport, Albanian Cargo Service, Albanian Courier, Auto Master, Media Union, PLUS COMMUN/CATION, Arch Investor, UNI-COM, Pluton Investor, S-SYSTEMS, Sesa, UNI-CONS, Geo Consulting, UNION DISTRIBUCION SERVIS ALBANIA, Paylink, Auto City etj. Pas këtij karteli gendron Edmond Leka, si pronar faktik dhe ne letra deri diku i kamufluar. Po le të ndalemi në disa evidenca dhe fakte për pastrimin e parave të pista nga karteli financiar i Edmond Lekës.

    1. Union Bank mbuloi me para në formë kredie korrupsionin dhe pastrimin e parave të Damir Falliç dhe Familjes Berisha, me pronat në Porto Romano, që bliheshin me para cash nga Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi me 10 euro m2, duke ia shitur menjëherë kompanive të Fazlliçit me 18 euro m2, gjoja pre të ndërtuar një park energjetik.

    Fallici mori kredi me vlre mbi 5 milionë euro ne banka, me kolateral të rreme dhe projekt biznesi fals. Ndau para dhe pastroi para me Argitën de Jamarbërin.

    Nga ana tjetër Berisha kryeministër transformoi me vendim qeverie token e pavlerë kënetore në “park industrial” ku do te ndërtoheshin impiante te mëdha elektroenergjetike. Toka në fjale supozohej se do të përjetonte rritje të mëdha të vlerës, duke i siguruar pronarit të saj ndoshta dhjetëra-milionë euro përfitime. Me një “leje qeveritare” në xhep, Damir Faziliç, nëpërmjet kompanisë së tij, Croën Acquisitions mori kredi ne banka.

    Dy elemente nuk jane anashkaluat deri me sot sa i takon aferes Fazllig-Argita.

    Se pari që skema u financua nga Union Bank e Edmond Lekes, edhe pse banka e dinte se kishte të bënte me një mashtrues dhe se kolaterali i Fazlligit ishte vetëm në letra. Por, Union Bank financoi aferën dhe mbuloi pastrimin e parave, me sa duket ne këmbim te pastrimit te parave nga vete banka pa u trazuar nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit te Parave de prokuroria qe kontrolloheshin nga Berisha. Se dyti, Fazlliçi përfitoi 1.7 milionë euro nga skema e rimbursimit te TVSH. Pra, nuk mjaftuan paratë që mori të Union Bank, – pastrimi i parave dhe korrupsioni, por mori edhe para nga buxheti i shtetit

    2. Në vitin 2015, ne media rrodhi një raport sekret i OSBE, me te dhëna tronditëse, rreth veprimtarisë kriminale te kupolës politike te Tiranës dhe disa biznesmenëve, të cilët shërbenin si tunel i politikës dhe krimit për dërgimin e parave te pista në Evropë dhe në parajsat fiskale, por edhe për dërgimin e patave nga vendet e drogës në Shqipëri.

    Ne raportin sekret thuhet se “Edmond Leka është Drejtor Ekzekutiv dhe pronar i “Union Bank”, perfagesues / “Western Union” për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Kompanitë e tij, dyshohet se kanë shërbyer për të transferuar shuma marramendëse parash, në shumë raste nga burime te paligjshme…

    Edmond Leka përshkruhet në raportin e OSBE si njeriu që lëviz pres me shumë 20 viteve paratë e pista përmes “Western (Union”, një kompani qe merret me transferat e parave nga Shqipëria në vendet e tjera dhe anasjelltas.

    Gjatë këtyre viteve besohet se ne ‘tunelin’ e Lekes kane kaluar dhjetëra milionë euro para të pista, duke përfshirë edhe paratë e korrupsionit te politikaneve, krimit te organizuar, trafikantëve dhe ndoshta celulave terroriste. Sipas raportit sekret, Leka u jep një pjese te parave partive politike për fushata, dhe kështu me pas siguron mbrojtje te aktivitetit në fushën e lëvizjes se parave të pista.

    3. Agjencitë ndërkombëtare, sidomos ato amerikane, vetëm gjate viteve 2007-2017, kane konstatuar dhe skeduar 1132 transferta parash të pista të bosëve të krimit, në Unionin e Edmond Lekës, në vlera marramendëse.

    Një aktivitet me te konsoliduar ne fushën e pastrimit te parave, Edmod Leka dyshohet se e kryen me bankën e ti te nivelit te dyte Union Bank. Western Union dhe Union Bank plotësojnë një njëra tjetrën, ndërsa kontrollohen nga Edmond Leka.

    4. Në vitin 2017, Union Bank u gjobit nga Drejtoria e Përgjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave me akuzën e mosrespektimit te procedurave të ligjit për paratë e pista. Edhe pse ndëshkimi ishte një mase qesharake ndaj Union Bank, sërish sinjali për prokurorinë ishte i mjaftueshëm për të nisur një hetim.

    5. Ne disa dosje penale te pastrimit të parave dhe goditjes së baronëve te drogës, dalin gjithnjë ne skene dy ‘Unionet’ e Edmond Lekës. Union Bank dhe Wester Union kane shërbyer si kanal për futjen e parave te drogës ne vend dhe ne disa raste largimin drejt offshoreve të parave te pista.

    6. Disa gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë shkarkuar nga Vettingu si te korruptuar, kane përdorur pikërisht Union Bank për qarkullimin e parave të dyshimta. Pothuajse në asnjë rast, Union Bank nuk ka raportuar ne organet përkatëse këto transaksione te dyshimta.

    7. Prapaskena ka mësuar nga burime te dorës se parë se për Union Bank dhe Wester Union ka disa raporte sekrete de shqetësuese nga shërbimet informative vendase dhe partnere për pastrim masiv parash.

    Prapaskena ka pare edhe disa transaksione te kartelit te kompanive te Edmond Lekes me kompani me rrënjë në offshore de te skeduara për pastrimin e parave që vijnë nga aktiviteti kriminal. Biznesmeni Edmond Leka i ka shpëtuar deri me sot veprimit të ligjit, ndërsa Shqipërisë është kthyer ne listën gri për pastrimin e parave, duke kaluar nën monitorim./prapaskena

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark