Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi është pa dyshim një nga emrat më të mëdhenj në sportin e xhudos, e cila ka arritur të fitojë medalje olimpike dhe në kampionate të ndryshme.
Tani ajo ka marrë dhe rolin e trajneres te Kosova në “Grand Prix” të Francës në Paris.
Unioni Evropian i Xhudos nuk i kurseu elozhet për ish-kampionen e botës:
“Herën e fundit që ne e pamë Majlinda Kelmendin në Parsi, ishte në 2017, kur ajo fitoi medaljen e artë. Tani Kampionia Olimpike ka një rol të ri! Trajnimi i kampionëve të ardhshëm të Kosovës”, shkruhet në njoftim.