×
  • Sport
  • Sport

    United merr fitore të rëndësishme në udhëtim te Nottingham Forest

    Insajderi
    16 April 2023 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester United regjistroi fitoren e tretë radhazi në Premier League teksa mposhti Nottingham Forest.

    Skuadra e Erik ten Hag mori epërsinë e merituar në mes të pjesës së parë, pasi gjuajtja e devijuar e Anthony Martial përfundoi në rrugën e Antony, i cili e shtyu në rrjetë.

    United pati raste të shumta por nuk e gjetën golin e sigurisë deri në minutën e 76.

    Diogo Dalot më në fund ndëshkoi Forestin për herë të dytë në minutën e 76-të me një përfundim të mirë në paraqitjen e tij të 100-të në United.

    United gjendet në vendin e tretë në Premier League, derisa Forest rrezikojnë rënien dhe janë në vendin e 18-të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark