Universiteti i Prishtinës sërish strehë për VV'në – Profesori Muhamet Hamiti 'shpërthen' ndaj vendimit absurd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Universiteti i Prishtinës sërish strehë për VV’në – Profesori Muhamet Hamiti ‘shpërthen’ ndaj vendimit absurd

    Insajderi
    11 May 2025 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori i letërsisë angleze në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Hamiti, ka reaguar ashpër ndaj lejimit të aktiviteteve partiake në hapësirat e universitetit, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të parimeve të autonomisë universitare.

    Ai kujton se më 10 dhjetor 2024, Sekretari i Universitetit të Prishtinës kishte nxjerrë një vendim të drejtë, që ndalonte aktivitetet politike brenda mjediseve të UP-së – universitetit më të madh dhe më me traditë në Republikën e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Por, vetëm pas gjashtë muajsh, i njëjti sekretar e ka anuluar vendimin, duke nxjerrë një tjetër që lejon aktivitete politike në fundjavë, përfshirë edhe mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, e mbajtur më 10 maj 2025 në hapësirat e Universitetit.

    Hamiti e quan këtë praktikë absurde dhe të papranueshme, duke theksuar se universitetet publike duhet të mbrohen nga ndikimi politik.

    “Universiteti i Prishtinës, si më i moçmi në Kosovë, me kujtesë institucionale e traditë akademike, do të duhej ta refuzonte këtë kategorikisht”, shkruan ai.

    Ai shton se, nëse UP-ja nuk mundi ta refuzonte praninë e Lidhjes Komuniste para vitit 1990, sot – në një shtet demokratik e pluralist – jo vetëm që mundet, por ka detyrim ta bëjë këtë.

    Hamiti përfundon duke theksuar se partitë politike demokratike duhet vetë të qëndrojnë jashtë universiteteve publike, duke respektuar autonominë dhe misionin arsimor të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark