×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vetëvendosja e shfrytëzon UP’në për politikë, e mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në Administratën Qëndrore- shihen edhe logo të partisë

    Insajderi
    14 April 2024 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në ambiente të Universitetit të Prishtinës. Më saktësisht, në Administratën Qendrore të UP’së, e cila është e destinuar kryesisht për aktivitete të universitetit publik të Prishtinës. Aty janë parë edhe logo të partisë, e madje është intonuar edhe Himni i Flamurit, që i bie për shtati premtimeve para-elektorale së VV’së.

    Nuk është bërë e ditur nëse kanë marrë leje dhe në çfarë forme iu është dhënë leja që eventi të mbahet në një hapësirë publike të destinuar për studentë dhe profesorë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nga aty, Kurti dhe partia e tij janë siguruar të paraqesin qëndrime politike. Si fillim, para fjalës hyrëse është intonuar himni i Shqipërisë. Aty janë parë edhe logot e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në rend të parë me udhëheqës të rëndësishëm të partisë ishte edhe zyrtarja e famshme e partisë, Dejona Mihali.

    Nga ambientet e UP’së, shefi i Qeverisë u sigurua të bënte deklarata politike. Ai kritikoi sistemin e drejtësisë në vend. Tha se as pas 30 javësh prej sulmit terrorist në Banjskë nuk ka aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq.

    “Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjskë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist që na vrau rreshterin dhe heroin Afrim Banjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të ishte problem se lere më java e 30-të në të cilën hyjmë sot”, tha ai.

    Më tutje ai lavdëroi Qeverinë e tij, por pati kritika për sistemin gjyqësor.

    “Gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, vetëm 1/3 është e kënaqur me punën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve”, tha shefi i qeverisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark