×
  • Lajme
  • Lajme

    UP-ja është renditur për katër pozita më poshtë se sa herën e kaluar

    Insajderi
    06 August 2022 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është radhitur i 3.031-i në përditësimin e fundit të ranglistës prestigjioze “Webometrics”, ku rangohen të gjitha universitetet botërore për cilësi.

    UP-ja kësaj radhe është renditur për katër pozita më poshtë se sa herën e kaluar.

    Pas këtyre publikimeve, Up-ja ka dalur mw një komunikatë ku është munduar që të arsyetoj rangimin e dobët.

    “Në rangimin Webometrics, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë nga të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Pra, UP-ja nuk është universiteti i dyti më i dobëti në rajon, siç është prezantuar nga disa mediume”.

    “UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP-në”, thuhet në reagimin për media.

    Tutje, UP-ja thotë se nuk është e kënaqur me këtë rezultat, andaj “menaxhmenti së bashku me Këshillin drejtues, muaj më parë kanë filluar të punojnë në këtë drejtim, duke identifikuar mangësitë dhe duke ndërmarrë nisma strategjike për ta avancuar tutje pozicionin në platformën Webometrics”.

    “Në edicionin e gushtit 2022, UP-ja mban pozitën 3031, ndërkaq në janar 2022 ka pasur pozitën 3027. Në vitin 2021 ka pasur pozitën 3009, vitin 2020 pozitën 2827, vitin 2019 pozitën 2776 dhe në vitin 2018 pozitën 3320. UP-ja asnjëherë nuk është ranguar në pozitën 1471 siç ka qarkulluar informacioni në disa media. (Ky ka qenë një gabim teknik i platformës, i korrigjuar, për të cilin janë dhënë pastaj sqarime nga menaxhmenti i kaluar)”, thuhet ne deklaratën e lëshuar nga UP.

    Për sqarim të mëtutjeshëm, thuhet se platforma Webometrics ka ndryshuar metodologjinë e rangimit ndër vite dhe aktualisht 50 për qind e peshës së rangimit bazohet në indikatorë webometrik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark