×
  • Lajme
  • Lajme

    UP suspendon nga puna profesorin Xhevat Krasniqin

    Insajderi
    23 April 2024 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të pezulloj nga puna profesorin Xhevat Krasniqi i cili po dyshohet për ngacmim seksual ndaj studenteve, shkruan Insajderi.

    Këtë e kanë bërë të ditur nga UP përmes një komunikate për media.

    Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.”

    Vendimi ka ardhur pas rekomandimit të Këshillit të Etikës.

    “Bazuar në informatat e ofruara nga Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës, në lidhje me denoncimin e paraqitur ndaj Prof. Xh.K., UP njofton se Këshilli i Etikës ka marrë vendim mbi këtë rast.

    · Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit që çështjen e referuar kundër Prof. Xh.K. ta procesojë edhe formalisht në organet e hetuesisë dhe të bashkëpunojë me to.

    · Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit pezullimin nga puna të Prof. Xh.K, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark