×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Uragani’ Haradinaj: Të rinjtë mbushin sheshin te Fontana në mbështetje të tij

    Insajderi
    06 October 2021 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot ka takuar të rinjtë e kryeqytetit, të cilët në mënyrë masovike i dhanë mbështetje në garën e tij për të parin e kryeqytetit. Haradinaj para shumë të rinjve shpalosi programin e tij për Prishtinën dhe të rinjtë e kryeqytetit në përgjithësi.

    Para të rinjve, Haradinaj theksoi se Kryeqytetit I duhet vendimmarrje e guxim. Sipad Haradinajt, qeverisjet e kaluara Prishtinën e kanë keqmenaxhuar, e kanë degraduar e ja kanë humb dinjitetin.

    Haradinaj u shpreh se se për të prioritet do të jetë është siguria nëpër lagje dhe shkolla. ‘Prishtinën do ta bëjë me polici të Kryeqytetit, për fëmijët tanë. Për sigurinë në shkolla e në rrugët e Prishtinës’, u shpreh ai.

    Ndër të tjera, Haradinaj tha se me të në krye të Komunës, rritja e mirëqenies, dyfishimi i numrit të çerdheve dhe shkollave, barazia në ndërtim, do të jenë prioritet.

    Gjithashtu, Haradinaj nuk la pa përmendur edhe kandidatët e tij. Ai u shpreh se kundërkandidatët e tij të gjithë janë të njëjte me kryetarin aktual.

    “Nuk bëhet Prishtina duke vizatuar me ngjyra nëpër parqe e fusha sportive, problemet e Prishtinës kanë qenë dhe janë të shumta, janë reale dhe kanë qenë të njëjtat edhe kur me vite nuk ju ka dëgjuar zëri në asamblenë komunale njërit nga kandidatëve që ka qenë asambleist”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark