×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili: Çdo familje në Kosovë ta ketë mjekun familjar

    Insajderi
    06 February 2021 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se me qeverisjen e PDK-së, do të investohet në kujdesin primar, duke fuqizuar qendrat e mjekësisë familjare, që ata të jenë me të vërtetë adresë ku qytetari merr përgjigjen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kujdesin e duhur.

    “Plani ynë parasheh si prioritet implementimin e shpejtë të konceptit të mjekësisë familjare. Pra, që çdo familje në Kosovë ta ketë mjekun familjar, i cili ka përgjegjësinë ta përcjellë gjendjen shëndetësore të asaj familjeje, t’i japë këshilla dhe t’i ofrojë shërbime shëndetësore.”, ka thënë Ismaili.

    Përmes këtij plani, atij të zonimit, për çdo 2 mijë banorë në Kosovë do të jetë një ekip mjekësor, i përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, të cilët ofrojnë kujdes individual dhe familjar.

    Investimi në mjekun familjar, forcimin e lidhjes së tij direkte me qytetarin, është një ndër investimet me kthimin më të madh – në aspektin e shëndetit publik, ose atë ekonomik. Sepse, parandalohen sëmundjet, nuk mbingarkohen spitalet dhe përmirësohet shëndeti i përgjithshëm i popullatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark