Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se me planin e Rimëkëmbjes në Shëndetësi, do të vaksinojnë 70 % të popullatës deri në fund të verës.
Me këtë, Ismaili ka thënë se do ti japin fund pandemisë dhe qytetarët do ti kthehen jetës normale.
“Me Planin e Rimëkëmbjes, ne do ta vëmë pandeminë nën kontroll dhe do t’i kthehemi jetës normale. Duke ndjekur trendin e Bashkimit Europian, do të vaksionet 70 % e popullatës deri në fund të verës. Për këtë, na duhet mbështetja juaj më 14 shkurt”, ka thënë Ismaili.