Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismasili ka vazhduar që të rregulloj gjëra nëpër lagje të ndryshme të qytetit.
Këtë herë, së bashku me disa qytetarë Ismaili ka rregulluar disa hapësira rekreative e sportive në Lagjen Dardania.
“Hapësirat dhe mundësitë ekzistojnë. Krejt çka duhet është vullnet e dëshirë për një Prishtinë ma të mirë. Këtë motivim e gjeta te qytetarët e Dardanisë, bashkë me të cilët i ndreqëm disa hapësira rekreative dhe sportive.”, ka thënë Ismaili.