×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili nënshkruan listë me zotime për zgjidhjen e problemeve në lagjen Dardania dhe Lakrishtë

    Insajderi
    01 October 2021 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parking të garantuar për çdo familje në lagjen Dardania dhe Lakrishtë, pastërti e ndriçim në çdo pjesë, shtim të brezave gjelbërues dhe shtigjeve për çiklistë e funksionalizim të nënkalimit në mes të këtyre lagjeve, janë disa prej premtimeve që kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Prishtinës i ka bërë para banorëve. Zotimet e nxjerra edhe në formë të shkruar në një tabelë, Ismaili i ka nënshkruar dhe vendosur në lagjen Dardania për të cilat ka thënë se do t’i realizojë deri në tetor të vitit 2024 nëse është në krye të Komunës së Prishtinës.

    Ismaili i cili kishte zhvilluar edhe një parafushatë zgjedhure duke fjetur nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, sipas tij për të mësuar për problemet e banorëve, tani po kthehet në të njëjtat lagje me problemet kryesore të llastuara për të cilat po premton zgjidhje.

    “Sot kam ardhur këtu me bë një zotim edhe me shkrim dhe me nënshkru këtë listë të zotimeve, këtë listë të problemeve dhe zgjidhjeve të propozuara që ju me mujt me më mbajt për fjale në mandatin tim si kryetar i komunës së Prishtinës. Unë e kam paraqitur një plan që tregon se çka do të bëjmë, qysh do ta bëjmë dhe kur do ta bëjmë, deri në tetor 2024 bashkë do t’i ndreqim problemet e mëposhtme të lagjeve: Renovim dhe mirëmbajtje për pjesën të kurrizi platoja dhe tunelet, transformim i qendrës së vogël tregtare prapa Sante, parking të garantuar për çdo familje në lagjen Dardani dhe Lakrishtë, pastërti e ndriçim në çdo pjesë të lagjes, largimi i asbestit nga ndërtesat, shtimi i brezave gjelbërues përgjatë rrugëve kryesore dhe ndërtesave”, ka thënë kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës.

    Lista e zotimeve të nënshkruar nga Ismaili përfshin edhe problemin e hapësirave të pa trajtuara të hekurudhave.

    “Trajtimi i oborrit të Termokisit dhe oborreve të lagjeve, shtimi i shtigjeve të reja për çiklistë dhe ndërlidhja e këtyre shtigjeve me lagje të tjera të Prishtinës, heqja e rrethojave fizike prej ndërtesave, trajtimi i fasadave të objekteve, funksionalizimi i nënkalimit në mes të Dardanisë dhe Lakrishtës si dhe zgjidhja e problemit të hapësirave të pa trajtuara të hekurudhave. Këto janë disa nga çështjet kryesore që janë ngritur nga banorët, duke ditur punën të cilën e kemi bërë, lagje për lagje, duke ditur që së bashku kemi ndrequr probleme të shumta në lagje të ndryshme dhe kemi angazhuar vullnetin qytetar, sot jam këtu së bashkë me banorë të Dardanisë dhe Lakrishtiës për me tregu dhe më kërkua që të gjithë të angazhohemi si qytetar të Prishtinës, që këto probleme mos të jenë më pjesë e përditshmërisë së jetës sonë”, ka shtuar ai.

    Ndërsa Naim Lahu i cili banon në lagjen Dardania që prej vitit 1996 ka thënë se deri tani asnjë kandidat apo kryetar komune nuk i ka takuar për të diskutuar rreth problemeve që ka kjo lagje.

    “Më gëzon shumë fakti që zoti Uran Ismaili, e kemi përcjellë edhe në çdo lagje, në çdo aktivitet të tij, është i gatshëm me punua dhe me ju përgjigj secilës sfidë të qytetarit, andaj ne si banorë të Dardanisë, veçmas unë personalisht, kërkoj që këto zotime që i nënshkruajti para nesh si qytetar Uran Ismaili në ditën që do të bëhet kryetar i Komunës së Prishtinës t’i realizojë dhe të jenë të prekshme për qytetarin. Nuk ka ndodhur deri sot, kryetarin e komunës e kemi parë vetëm përmes televizionit, asnjëherë me kryetar komune nuk kemi kontaktuar deri sot”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark