Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, tha se siguria e fëmijëve derisa ecin është një brengë për secilin prind.
“Siguria e fëmijëve derisa ecin për në shkollë është një nga brengat më të mëdha të secilit prind”, tha Ismaili.
Për të ndihmuar në këtë problem kane shënjëzuar “NGADALËSO SHKOLLA”, si paralajmrim për kujdes të shtuar.
“Shenjëzimet “NGADALËSO SHKOLLA” që i kemi bërë afër shkollave “Hasan Prishtina” në Ulpianë, “Gjergj Fishta” në Taukbashçe dhe “Dardania” në Dardani, vozitësit do të kenë kujdes të shtuar, e fëmijët tanë do të ecin më të sigurt për në shkollë e në shtëpi”, ka shkruar kandidati për kryetar të Prishtinës.