Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka zbulluar për herë të parë se sondazhet kredibile dhe me renome në Prishtinë e poziciojnë atë si kandidatin e dytë për zgjedhjet e së dielës.
Ismaili ka thënë se nuk ka dashur me qëllim ti publikoj këto rezultate të cilat i ka marrë gjatë kësaj jave.
“Sondazhet tona që janë realizuar nga kompani me renome në Prishtinë na poziconojnë të dytët mbi margjinën e gabimit. Mbi 3 për qind nga të tretët.”, ka thënë Ismaili.
Sipas këtyre sondazheve, Ismaili pritet të shkoj në balotazh së bashku me kandidatin nga Lëvzija Vetëvendosje, Arben Vitia.