×
  • Lajme
  • Lajme

    Urdhërarrest për Azem Sylën, dyshohet për krim të organizuar e shpërlaje parash

    Insajderi
    27 April 2016 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla është duke u kërkuar nga policia si i dyshuar për krim të organizuar, shpërlaje parash, ka mësuar Insajderi.

    Policia nuk e ka gjetur Sylën në shtëpinë e tij në Kizhnarekë të Drenasit.

    Operacioni për kërkimin e tij ka nisur sot në ora 6 të mëngjesit. Policia ka bastisur dhe po vazhdon bastisjet në 40 lokacione të ndryshme të Kosovës.

    Aksionin e ka konfirmuar EULEX-i.

    “Sot në mëngjes ka nisur një operacion i gjerë. Operacioni është i përbashkët i Policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës”, ka thënë zëdhënësja, Besa Domi.

    Insajderi sjell pas pak detajet e këtij rasti, emrat e të dyshuarve, si dhe veprimet kriminale. Do të mësoni se më cilët serbë, njëri prej të cilëve, ish-polic i Serbisë, ka bashkëpunuar ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark