×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ‘Urgjencë për zbatimin e marrëveshjes’, Kurti kërkon normalizim të marrëdhënieve me Serbinë para zgjedhjeve në ShBA dhe BE

    Insajderi
    29 August 2023 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur sërish pranverën e vitit 2024, si afat deri kur Kosova dhe Serbia, duhet të normalizojnë marrëdhëniet.

    Kjo, pasi siç ka thënë kryeministri kosovar, ka një urgjencë për normalizim të marrëdhënieve zgjedhjeve që pritet të mbahen vitin e ardhshëm në ShBA dhe BE.

    “Ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përqendruar në njohjen reciproke de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha Kurti në një intervistë për “Bloomberg”, përrpara se siç ka thënë ai “aleatët të preokupohen me zgjedhjet në SHBA dhe BE në pranverën e 2024-ës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark