×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Urimi i Fundit: Po, đ‘łđ‘°đ‘©đ‘Źđ‘č𝑹𝑳𝑰𝒁𝑰𝑮𝑰 ndodhi. Nga 1 𝒋𝒂𝒏𝒂𝒓𝒊 2024 mund tĂ« lĂ«vizni lirshĂ«m nĂ« EuropĂ«

    Insajderi
    18 April 2023 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, mĂ« 18 prill, Parlamenti Europian ka miratuar LIBERALIZIMIN e vizave tĂ« kosovarĂ«ve.

    Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky votim ndodhi pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.

    Ndryshe, mĂ« 9 mars, KĂ«shilli i Ministrave tĂ« BE-sĂ« ka votuar pro liberalizimit tĂ« vizave pĂ«r kosovarĂ«t, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nesër, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

    Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet në nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Evropën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së.

    Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nga 1 janari i vitit 2024 liberalizimi i vizave do t’u mundĂ«sojĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s tĂ« udhĂ«tojnĂ« lirshĂ«m nĂ« atĂ« qĂ« njihet si zona Schengen, e qĂ« pĂ«rbĂ«het prej 27 shtetesh evropiane.

    Ky regjim mundĂ«son udhĂ«time pa viza vetĂ«m deri nĂ« 90 ditĂ« – brenda gjashtĂ« muajsh – nĂ« cilindo nga shtetet anĂ«tare tĂ« zonĂ«s Schengen.

    Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.

    Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

    Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva, shkruan Gazeta Insajderi.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark