Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova është kualifikuar në finale të garave të xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio2020”, shkruan Insajderi.
Një moment i pakëndëshëm por jo befasues erdhi nga televizoni publik serb RTS, i cili ndali transmetimin nga Lojërat Olimpike në momentin kur Nora Gjakova po përgatitje të zhvillonte luftën gjysmëfinale ndaj Tsukasa Yoshida.
Kujtojmë që në çerekfinale Nora mposhti xhudisten sllovene Kaja Kajzer me ippon dhe tashmë është larg vetëm një fitore nga medalja e argjendtë.
Ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudisten japoneze, Tsukasa Yoshida, në kategorinë -57kg./Insajderi.org