Portali i turizmit në Amerikë, UsaTodayTravel, ka këshilluar turistët amerikanë që të mos humbasin rastin të vizitojnë Shqipërinë nëse ata janë duke qëndruar në Ballkan.
Në nja artikull të kushtuar Ballkanit, jepen informata për disa prej vendeve ballkanike, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Shqipëria paraqitet si vend që pas daljes nga hija e regjimit komunist, sot ofron një përzierje të shpirtit, kurajos dhe shkëlqimit të papritur me stilin e saj arkitekturor Otoman, shkruan UsaTodayTravel.
Po ashtu në artikull përshkruhet edhe kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, më saktë qendra e kryeqendrës ku turistët mund të shijojnë bredhjet nga ‘Blloku’ që dikur ishin shtëpitë e ish funksionarëve të shtetit, e sot janë restorante apo bare.
Kjo nuk është hera e parë që mediat ndërkombëtare propozojnë që Shqipëria të vizitohet nga turistët./Insajderi.com