×
  • Lajme
  • Lajme

    USAID prezanton programin që ndihmon sundimin e ligjit

    Insajderi
    02 March 2016 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Prishtinë është prezantuar Programi për Fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë në Kosovë, i cili synon avancimin e sundimit të ligjit, funksionimin e ligjit në mënyrë profesionale, efikase dhe llogaridhënëse.

    Sipas asistentit të Administratorit të USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Thomas Melia, programi ju ndihmon gjykatave për zhvillim efektiv, si dhe mbikëqyrë politikat e procedurave për administrimin e drejtësisë.

    ‘’Me sundim të fuqishëm të ligjit përforcohet edhe ekonomia. SHBA-të e mbështesin programin dhe se institucionet duhet të jenë të hapura e transparente. Drejtësia duhet të ndahet në mënyrë të barabartë dhe në mënyrë të duhur. Besimi publik në sistem kurrë nuk ka qene perfekt dhe anketat tregojnë se është shumë i dobët’’, tha Melia

    Programi i USAID-it për fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë është program katër vjeçar për sundimin e ligjit, që krijohet nga përpjekjet e mëhershme të USAID-it për avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë.  Ky program do të punojë ngushtë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe gjykatat duke iu ndihmuar atyre në disa aspekte.

    Jennifer Bachus nga Ambasada amerikane në Kosovë tha se program do t’i shërbejë gjyqësorit që të jetë i besueshëm dhe efektiv.

    ‘’Përforcimi i sundimit të ligjit është një qelës në Kosovë. Qytetarët e Kosovës korrupsionin e shohin si problemin numër një.  Jam i gëzuar që kemi këtë program sepse duhet të kuptojmë se korrupsioni nuk ka vend këtu’’, tha Bachus.

    E në mungesë të Ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, foli zëvendësministri Nystret Hoxha, i cili pohoi se pavarësisht mbështetjes së SHBA-ve, Kosova duhet të bëjë më shumë në integrimin e veriut të vendit në sundim të ligjit.

    ‘’Duhet të bëhet më shumë në integrimin e veriut të Kosovës në sundim të ligjit. Kosova është në rrugë të mbarë ku përmes implementimit të këtij projekti po bëhet akoma më shumë në këtë aspekt’’, tha Hoxha.

    Pas prezantimit të programit, është ndarë edhe mirënjohje për kryesuesin e këshillit gjyqësor Enver Peci. Ky i fundit tha se për të pasur një gjyqësor të pavarur përfaqësuesit e saj duhet të jenë zë unifikues.

    “Funksionalizimi dhe integrimi i gjykatave në veri te vendit duhet të ndodhë. Duhet të përfaqësojmë një të ardhme transparente nuk duhet të largohemi nga temat e rënda dhe temat e vështira. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, e i kemi borxh qytetarëve të pranojmë përgjegjësitë e sfidat tona. Por për gjyqsor të pavarur duhet të jemi zë unifikues’’, ka thënë Peci./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark