×
Show

Ushqimet nga të cilat mund të helmoheni lehtë

Insajderi
02 April 2016 - 10:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Helmimi nga ushqimi është një përvojë e rrezikshme dhe për fat të keq është e vështirë të dihet nëse ushqimi juaj është i sigurt për konsumim.

Mirëpo, të dini se nga cilat ushqime mund të helmoheni lehtësisht, është një gjë shumë e mirë.

Bëhuni të vëmendshëm me këto lloje të ushqimeve, por asesi mos i largoni nga dieta juaj pasi që janë tejet të shëndetshme.

Vezët
Vezët lidhen me salmonellën, bakteria mund të jetë veçmë brenda vezës andaj nevojitet përgatitje adekuate që të shkatërrojë mikrobet.

Perimet me gjethe të gjelbra
E dimë se perimet si spinaqi, lakra janë të preferuarat tona për salata,mirëpo janë edhe shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjeve që nga viti 1990.

Që të evitoni sëmundjet, duhet ti lani dhe ti trajtoni me kujdes dhe me njohuri, si dhe ti lani mirë duart dhe të përdorni dërrasa të ndryshme kur ti grimconi.

Prodhimet qumështore
Prodhimet qumështore mund të jenë shkaku i një të tretave të infeksioneve nga Kampilobakterja,gjë që mund të ju shkaktojë ngërçe në stomak.

Shumica e baktereve zhduken me pasterizim. Sigurohuni që qumështin dhe prodhimet e tij ti mbani në frigorifer në temperatura të mjaftueshme.

Patatet
Patatet që nuk përgatiten mirë mund të jenë burim i sëmundjeve, mirëpo bëhuni të kujdesshëm me sallatën prej patateve. Patatet janë të lidhura me baktere si Shigella, Listeria, Salmonella dhe E.koli.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark