×
Show

Ushqimet që nuk duhet munguar në tryezë për mëngjes

Insajderi
22 March 2016 - 09:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mëngjesin duhet të konsumojmë patjetër, meqë studiues të ndryshëm argumentojnë se ky është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Një mëngjes i lehtë e i shijshëm shoqëruar me një kafe, është nisja më e mirë dhe më e këshillueshme për një ditë të mbushur me aktivitete.

Më poshtë sjellim disa prej ushqimeve që preferohet të mos mungojnë në sofrën tuaj gjatë mëngjesit.

Vezë
Vezët përmbajnë 13 vlera ushqyese thelbësore, duke përfshirë proteinat. Hulumtimet tregojnë se racioni i mëngjesit i pasur me proteina mbron kundër shujtave jo të shëndetshme gjatë ditës.

Së paku tetë deri në 10 gram të proteinave dhe mundësisht 20 deri në 25 gram proteina jo vetëm që sigurojnë një ndjenjë të ngopjes, por edhe  ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore

Kafe
Edhe pse sasia e tepërt e kafes ndikon në sistemin nervor, kafeja e mëngjesit është përplot me antioksidues. Në sasi të moderuar dhe pa qumësht dhe sheqer, kafeja ruan zemrën dhe ngadalëson degjenerimin e aftësive njohëse.

Banane
Ky ushqim i thjeshtë ka fituar një reputacion të keq për shkak se është i mbushur me niseshte dhe kalori. Një banane e madhësisë së mesme është e pasur me fibra, vitaminë C dhe kalium.

Fruta mali
Janë përplot me antioksidues, vitaminë C dhe fibra, si dhe përmbajnë pak kalori. Disa studime kanë treguar të kenë vlera anti-kancerogjene, si dhe ndihmojnë në rastin e degjenerimit neurologjik të lidhur me plakjen.

Çaj
Çaji jeshil, i bardh dhe i zi ndihmon kundër disa formave të kancerit, problemeve të zemrës dhe diabetit. Pini atë pa sheqer./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark